Lajme

Fier, 4 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës

Kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit katër nga protestuesit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata u arrestuan më 9 mars në Fier, pas protestës që zhvilluan në Roskovec ditën që kryeministri Rama vizitoi Fierin në një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gëzim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë