Bota

Protesta për 1 Majin, policia arreston 200 persona në Turqi

Policia turke ka arrestuar më shumë se 200 persona për mbajtjen e protestave të paautorizuara në 1 maj. Kjo ditë ka pasur tubime në të gjithë botën pavarësisht nga përhapja e vazhdueshme e Covid-19.

Protestuesit në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, u kapën sipas qeverisë duke shkelur kufizimet e vendosura për të frenuar një valë të tretë të koronavirusit, pasi Turqi ndodhet në karantinë

Marshimet e drejtuara nga punëtorët dhe sindikatat mbahen në 1 maj të çdo viti si pjesë e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Punës në shumë vende.

Këtë vit, tubimet u zhvilluan edhe një herë në sfondin e një pandemie që ka shkatërruar jetesën dhe ekonomitë në të gjithë botën.

Mitingje me shkallë të ulët u mbajtën në Gjermani, Rusi, Spanjë, Suedi, MB, Filipine, Indonezi dhe shumë vende të tjera. Shumica e demonstratave ishin paqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë