Bota

Protesta për flamurin në Afganistan, talebanët hapin zjarr ndaj turmës në aeroport

Të paktën tre të vdekur dhe 10 të plagosur është bilanci i dhunës së regjistruar në Xhalalabad, Afganistan, ku talebanët hapën zjarr ndaj një grupi demonstruesish që mbanin flamurin afgan. Lajmi u raportua nga televizioni “Al Jazeera”, duke cituar burime të sigurisë lokale.

Në Xhalalabad, kryeqyteti i provincës Nangarhar, në lindje të vendit, qindra njerëz dolën në rrugë të armatosur dhe me flamuj afganë, ndryshe nga flamujt që kanë vendosur talebanët pas ardhjes së tyre në Afganistanit. Protesta anti-talebane ka pasur edhe në provincat e tjera: flamuri afgan me katër ngjyra ende valëvitet në shumë rrugë.

Në Kabul në veçanti, talebanët po përpiqen të bllokojnë hyrjen në aeroport, me kaos në rrugë dhe në pistat e uljes dhe ngritjes. Në 24 orët e fundit, 5,000 afganë janë evakuuar nga Kabuli.

Në aeroportin e Kabulit, dëshmirarët thonë se ka një kaos të madh dhe të shtëna me armë zjarri. Njerëzit që duan të largohen nga vendi, po pengohen nga persona të armatosur.

Ndërkohë, statuja e një heroi shiit anti-taleban, Abdul Ali Mazari, u rrëzua nga kryengritësit në Bamiyan. Ai është një ish-udhëheqës politik etnik Hazara, pakica shiite në Afganistan. Hazaret janë një pakicë e persekutuar nga “studentët e Kuranit”.

Statuja e hedhur në erë, sipas videove që qarkullojnë që nga e mërkura, ndodhet në të njëjtën provincë të Bamiyanit, ku u shkatërruan dy statuja të mëdha 1,500-vjeçare të Budës të gdhendura në mal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë