Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas tensionit dhe konfrontimit të banorëve të Bregut të Lumit me policinë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.
Kryedemokrati Basha nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se qeveria “i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë”, duke u shprehur se të gjithë ata që dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.
“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
Të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!”, shkruan Basha në “Facebook”.
Sipas Bashës, këto sjellje janë kambana alarmi dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve për t’i dhënë fund kësaj qeverie.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto kambana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin”, përfundon Basha.
Janë 38 banesa në zonën e Bregut të Lumit që janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizimit. Banorët janë shprehur se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë kompensimin për pronat që do u shemben para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje