Presidenti kolumbian, Ivan Duque ka urdhëruar zbarkimin e ushtrisë në rrugët e Kalit, qyteti i tretë në vend që ka qenë skena e një muaji protestash të dhunshme që kanë shkaktuar tre vdekje. Presidenti mbajti një mbledhje me këshillin e sigurisë në qytet për të vlerësuar situatën.
Duque shkoi personalisht në Kali, kryeqyteti i departamentit Valle del Cauca, skenë prej më shumë se një muaji demonstrimesh të rëndësishme dhe trazirave serioze midis protestuesve dhe policisë.
Në fund të një serie takimesh me ministra dhe drejtues lokalë, raportoi “Blu Radio” në Bogotà, kreu i shtetit argumentoi se “ne duhet të mbrojmë të drejtat tona me instrumentet që na jep Kushtetuta dhe ligji”.
Për këtë arsye, vazhdoi ai, “vendosa dislokimin maksimal të mundshëm të ndihmës ushtarake për Policinë Kombëtare” në Kali dhe në Valle del Cauca me vendosjen e menjëhershme të 7,000 ushtarëve, të cilët do të ndihmojnë në forcimin e garnizonit të pikave strategjike dhe largimin e blloqeve në rrugët e komunikimit dhe transportit”.
Në vendin tonë, përfundoi ai, “ishujt e anarkisë nuk mund të ekzistojnë”. Për më shumë se një muaj, një mobilizim anti-qeveritar i organizuar nga një Komitet Kombëtar i Grevës (CNP) po zhvillon në të gjithë Kolumbinë protesta të dhunshme, ku janë regjistruar dhjetëra vdekje, shumë prej tyre në Kali dhe provinca.
Mediat lokale dhe të huaja, raportojnë po ashtu për qindra të plagosur, shumë të zhdukur dhe denoncime të shumta të dhunës seksuale ndaj grave që marrin pjesë në protesta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje