Gazeta Si – Bilanci i përleshjeve në Peru është përkeqësuar orët e fundit pas trazirave në vend: numri i të vdekurve ka shkuar në 44, 17 më shumë se bilanci i fundit. Qeveria ka dekretuar një shtetrrethim në rajonin jugor të Punos, teatri i trazirave, veçanërisht në Juliaca, midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve që po bëjnë thirrje për dorëheqjen e presidentes Dina Boluarte. Qindra njerëz u plagosën ndërkohë pas manifestimeve.






Protestat dhe dhuna në Peru u nxitën nga rrëzimi i presidentit Pedro Castillo, i cili po vuan një dënim prej 18 muajsh në paraburgim. E gjithë zona e prekur nga përleshjet është rrethuar nga forcat e policisë.
Kryeministri peruan, Alberto Otarola ka njoftuar dërgimin e një misioni ushtarak “të nivelit të lartë” në Puno.
Një mision që synon të kërkojë “dialog, të sjellë ilaçe”, tha kryeministri, duke kërkuar nga demonstruesit të lejojnë hyrjen e mjeteve të urgjencës.
“Situata na detyron të ndërmarrim një sërë veprimesh me karakter humanitar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje