Pasaporta e vaksinës antiCovid-19, e quajtur ndryshe Green Pass hyri të hënën në fuqi në Francë, pasi u miratua nga Këshilli i Shtetit.
E ashtuquajtura “Leje e kujdesit shëndetësor”, që vërteton imunizimin ose një test negativ brenda 72 orëve të mëparshme ose shërim nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të mëparshëm, është e nevojshme duke filluar nga e hëna për tu futur në bare, restorante, kinema, spitale dhe transport me distanca të gjata.
“Objektivi i Green Pass është që të nxiteni të vaksinoheni dhe të ruani lirinë”, deklaroi ministri i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari, në radion ”France Inter”.
”Kontrollet e transportit do të jenë masive edhe pse ato nuk do të jenë sistematikë sepse 400 000 pasagjerë udhëtojnë me tren çdo ditë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje