Bota

Protestë e dhunshme në Athinë. Gjak dhe zjarr

Gjatë pasdites ka nisur një demonstratë masive në qytetin e Athinës në Greqi ku protestuesit dolën në rrugë të indinjuar për dhunën policore në vend.
Në hyrje të Nea Smyrni një polic i forcave “Aksion” gjendej i shtrirë, i dhunuar dhe i mbuluar me gjak teksa rreth tij protestuesit kishin formuar një mur zjarri.
Protesta nisi me disa grupe njerëzish që kishin rrethuar stacionin e policisë.
Të dielën e kaluar në një tjetër protestë policia greke kishte rrahur brutalisht një të ri, rast që u be shkak i protestës së zjarrtë në shtetin fqinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë