Partia Socialiste i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë ku kërkon marrjen e masave ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi dhe kandidatit të Elbasanit, Luçiano Boçit me argumentin se gjatë deklaratave për shtyp kanë bërë fushatë elektorale gjatë ditës së zgjedhjeve.
Në kërkesë thuhet se ata kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke e lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale gjatë fushatës. Nisur nga ky denoncim, PS kërkon nga KQZ marrjen e masave të duhura për të dënuar këtë shkelje dhe kanë kërkuar që mos të përsëritet më.

Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore Eridian Salianji, thuhet se: “Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje