Në institucionin e Presidencës ka mbërritur shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës Kryeministër, sipas Nenit 96 të Kushtetutës.
Presidenti Meta dekretoi 10 shtatorin si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Të enjten, kryeministri Edi Rama u shpreh në një intervistë televizive pasi kishte shpallur kabinetin e ri qeveritar se ministrat do të betohen tek Presidenti Meta, nëse ai do të jetë në zyrë. Kjo pasi nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet me vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit, deri në 10 shtator.
Në vitin 2017, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin në të njëjtën ditë kur Kuvendi mandatoi krijimin e qeverisë së re dhe disa orë më pas dhe kabinetin qeveritar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje