Politike

PS e bindur: Më 24 maj zgjedhim Presidentin e ri

PS do të marrë të gjithë kohën e nevojshme që i lënë hapësirat dhe afatet kushtetuese e ligjore për nisjen e procedurave të zgjedhjes së pasuesit, apo pasueses së Ilir Metës në Presidencë.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se është ende shpejt për të diskutuar dhe se procedurat e Kuvendit duhet të përmbyllen zyrtarisht me votim më 24 maj, dy muaj para përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

Emrat që do të garojnë do të duhet që të marrin mbështetjen e jo më pak se 20 deputetëve në Kuvend. Për këtë arsye, të paktën në gjysmën e dytë të muajit prill dhe në fillim të majit, pritet që të mësohen emrat që do të shtyhen përpara si kandidatë.

Balla foli me bindje se më 24 maj do të votohet emri i presidentit, apo presidentes së re të Kuvendit, pa dhënë më shumë detaje, ndërsa datën e lidhi me Kongresin e Përmetit.

“24 maji ka një kontekst të caktuar historik”, tha ai, duke iu referuar 24 majit të 1944, kur u mbajt Kongresin Antifashist i Përmetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë