Kuvendi miratoi të enjten në mesnatë me 94 vota pro nismën e Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve që në thelb konsiston në shfuqizimin e vendimeve të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të lartë pajisur njëherë me certifikatë pastërtie.
Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit referuar një dosje për një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit I.M. që pretendohet se është ish-Presidenti Ilir Metaj.
Që do të thotë se me miratimin e këtij ligji, Ilir Meta do të futet sërish në proces verifikimi nga Autoriteti i Dosjeve.
Por mazhoranca nuk ndalet me kaq. Ajo synon që Ilir Meta të mos gëzojë jo vetëm poste shtetërore në të ardhmen por as edhe atë të kryetarit të partisë, duke depozituar dy nisma të reja.
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në një prononcim për mediat nga ambientet e kryesisë së Kuvendit se, behet fjalë për disa ndryshime në ligjin për dekriminalizimin dhe atë për partitë politike.
“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike.
E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.
Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje