Politike

PS e LSI mbyllin fushatën në Tiranë në të njëjtën orë

Tiranës do t’i rikthehen sërish skenat e ngjashme të hapjes së fushatës, por këtë herë me protagoniste nga ana e opozitës, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Partia Socialiste dhe LSI do të mbyllin fushatën në kryeqytet në të njëjtën orë në dy sheshet kryesore të kryeqytetit, rreth 1 kilometër distancë.

PS do të organizojë takimin elektoral përmbyllës në Sheshin Skënderbej, ku ndryshe nga takimi hapës i fushatës, këtë herë do të lejohen edhe qytetarët, por duke respektuar distancimin fizik.

Po në të njëjtën orë, LSI do të mbyllë fushatën në Sheshin “Nënë Tereza”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë