Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll, kandidati i PS Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.
Duro u shpreh se pavarësisht që kundërshtarët e tij politikë e akuzuan që po merr një bashki të falur, ai tha se votën ia dha populli dhe se sot ka fituar Devolli.
“Çdo garë ka emocionet e veta dhe kjo garë ka qenë më e bukura e jetës time edhe pse e vështirë. Alibia e rivalëve të mi ishte që mora një bashki të falur por populli votoi dhe nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë ka fituar Devolli. Unë jam kryetar për të gjithë e do punoj për të gjithë.”– tha Duro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje