Sekretarja për Çështjet Ligjore dhe kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Ermonela Felaj, i ka dërguar një kërkesë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, që t’i dorëzohen pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave në qarkun Tiranë.
Një kërkesë të tillë e kanë bërë më herët edhe Partia Demokratike dhe LSI-ja, jo për kryeqytetin, por për të gjithë Shqipërinë.
Një ditë më parë, krydemokrati Lulzim Basha foli për një “masakër elektorale” për presione dhe shantazhe ndaj zgjedhësve.
Ndërsa të mërkurën në mëngjes, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se procesi zgjedhor ishte i manipuluar. Ajo shtoi se partia që përfaqëson do të vazhdojnë betejën deri në fund, duke publikuar fakte në ditën në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje