Partia Socialiste ka refuzuar të ngrejë 8 komisione hetimore, të kërkuara nga opozita me pretendimin se hetimet e Parlamentit mund të dëmtojnë hetimet e prokurorisë së posaçme.
Por, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, nuk ndan të njëjtin mendim.
INA Media pyeti drejtuesin e Prokurorisë Speciale, nëse puna e SPAK mund të dëmtohej nga hetimi paralel, parlamentar dhe në një përgjigje me shkrim, Altin Dumani nuk shpreh asnjë shqetësim në këtë drejtim.
“Komisionet hetimore, parlamentare kanë qëllim dhe funksion të ndryshëm nga hetimi që kryen SPAK, i cili është i natyrës penale. Standardet e provueshmërisë së procesit penal janë më të larta dhe procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze është shumë më rigoroze”, tha kreu i SPAK.
Dumani shton se ligji parashikon që Prokuroria e Posaçme mund të bashkëpunojë me komisionet hetimore, parlamentare, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Duke theksuar se “në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj”
Komisionet hetimore që janë refuzuar nga PS
Komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’
Komisioni hetimor për investimet strategjike
Komisioni hetimor për Portin e Durrësit
Komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit Rama
Komisioni hetimor për çështjen McGonigal
Komisioni hetimor për të dhënat personale (sistemi TIMS)
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi
Komisioni hetimor për rastet e konfliktit të interesit
Komisionet hetimore që u pranuan
Komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare, 2021 (i drejtuar nga E. Alibeaj)
Komisioni hetimor për inceneratorët (i drejtuar nga J. Tabaku)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje