PS rrezoi me 75 vota gjashtë nismat e propozuar nga Jorida Tabaku në Kuvend. Tabaku, në një deklaratë për mediat, tha nismat e saj u rrëzuan vetëm se ishin propozim i opozitës.
“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi offshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, theksoi ajo.
Ndërsa u pyet nëse mbështeste këtë formë aksioni të opozitës, Tabaku refuzoi të përgjigjej. “Gjithkush ka mënyrën e vet të reagimit”, shtoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje