Politike

PS jep ‘Ok’ për hartën e re gjyqësore, Gjiknuri: Rrit eficencën dhe reflekton rekomandimet

Qeveria pritet që të miratojë pa kundërshtime hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, edhe pse kundër kësaj harte ka hyrë në ditën e dytë bojkoti i avokatëve që e kundërshtojnë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, ku paraqiti raportin vjetor të punës kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami, socialistët nuk shfaqën vërejtje për hartën, madje e mbështetën atë përmes Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Damian Gjiknuri.

“Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, më shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi e bën më të thjeshtë dhe për palët për të kuptuar le të themi integritetin e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë. Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë.

Sipas Gjiknurit, KLGJ e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandimet e Kuvendit i ka marrë parasysh.

“Ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri mendon se harta e re do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konflikteve që dalin.

“Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantazhe. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandimet e kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishme është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet që me shumë mundësi do të ndodhë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë