Gazeta Si – Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti të deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit.
Sipas burimeve paraprake, PS kërkon po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së kësaj të mërkure të Komisionit të Medias.
Kërkesa e socialistëve ka ardhur pas tensioneve të krijuara në seancën e datës 15 janar në sallën e Parlamentit ku opozita vijoi aksionin e saj duke anuluar edhe fjalimin e Presidentit të Republikës, por edhe për situatën e krijuar sot në Komisionin e Medias.
Këtë të mërkurë, Noka dhe Bardhi u përpoqën të hiqnin mikrofonin e deputetes Flutura Açka në komision, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar dhe mes tyre ka pasur replika të shumta.
Edhe për këtë incident, PS ka kërkuar masë nndëshkimore.
Në të tilla kishte Gazment Bardhi dhe Flamur Noka mund të dënohen nga 30 deri 60 ditë përjashtim nga parlamenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje