Politike

PS, PD e LSI dorëzojnë numëruesit e votave brenda të hënës

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë të drejtën dhe detyrimin që të propozojnë anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), që janë grupet e ngarkuara edhe për numërimin e votave duhet që brenda ditës së hënë të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët përkatës.

KZAZ-të do të përbëhen nga anëtarë të propozuar nga tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI. Në të gjithë procesin, hallka e KZAZ-së vlerësohet si ndër më e rëndësishmja. Për këtë arsye, Instituti i Studimeve Politike u ka bërë thirrje tri partive në fjalë që të bëjnë publikë emrat e kandidatëve të propozuar, së bashku me formularin e dekriminalizimit të tyre.

ISP fton partitë që mes numëruesve të mos përfshijnë persona që në zgjedhjet e fundit janë hetuar, ose akuzuar për shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Apelojmë partitë që të evitojnë nga emërimi në administrimin zgjedhor individë që në 4-5 proceset e fundit zgjedhore kanë qenë objekt hetimi ose denoncimi në organet e Prokurorisë lidhur me shkelje të Kodit Zgjedhor dhe legjislacionit penal mbi zgjedhjet”, thuhet në një deklaratë të ISP-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë