Politike

PS pranon amendamentin “Alibeaj” për dosjet, çfarë u ra dakord

Të enjten Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentare të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre.

Të hënën në Komisionin e Ligjeve konsensusi midis palëve u prish me largimin e deputetëve të opozitës nga komisioni, me argumentin se PS-ja pranoi pjesërisht propozimin e Grupit Parlamentar të PD, duke kundërshtuar atë pikë që lidhej me hapjen e plotë të dosjeve dhe aksesin e qytetarëve tek to.

Grupi “Alibeaj” e paraqiti sërish të enjten në seancë plenare amendamentin

Pas diskutimeve me njeri tjetrin, deputetët të grupit të Alibeajt thanë se socialistët janë tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kanë pranuar hapjen e plotë të dosjeve. Burime nga grupi thanë gjithashtu se palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të së enjtes.

Amendamenti i dakordësuar

“Çdo person  gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë