Partia Socialiste ka depozituar në KQZ dokumentacionin për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për kryetarë të bashkive.
Dokumentacioni është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ brenda 31 janarit për regjistrim si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Brenda këtij afati me interes pritet regjistrimi i kandidatëve të Sali Berishës përmes procesit që ka hapur komisioni i Rithemelimit.
E sigurt është se kandidatët e këtij komisioni nuk do të regjistrohen nën siglën e PD-së sa kohë që KQZ-ja njeh vetëm vulën zyrtare të Lulzim Bashës.
Në negociata kanë hyrë edhe aleatët, të cilët ende nuk kanë marrë vendim se cilën palë do të mbështesin. Deri më tani ata janë në negociata si me Berishën ashtu edhe me palën përfaqësuese nga Basha që është nënkryetari i PD-së, Enkeleid Alibeaj.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar të martën në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit
Dokumenti mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike Endrit Brahimllari.

Ndërkohë, PD është regjistruar të martën në mbrëmje si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore. Para se ta regjistronte si subjekt, Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka marrë një vendim gjykate për të vërtetuar se personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD është ai.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje