Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfyqizimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore me pretendimin se këto ndryshime i shndërrojnë bashkitë në prona private.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi Partinë Socialiste se me këtë ligj është vënë në shërbim të rrëmbimit të pronës publike.
“U hoqi fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë për çështje të rëndësishme të interesit publik, duke e zëvendësuar atë me votim të thjeshtë. Ky ligj u miratua po nga rilindja për t’i dhënë fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë, si garanci për të shmangur abuzimet, për të përmirësuar vendimmarrjen si një mënyrë kontrolli dhe transparence për çështje me interes të madh publik duhej marrë vota e cilësuar, si një votë e cila përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve”, tha Braimllari.
Sipas LSi-së, ndryshimet rrisin abuzimet e kryetarëve të bashkive.
“Duke i kthyer bashkitë në prona private, si në rastin e teatrit kombëtar, por dhe prona të tjera në të gjitha bashkitë e vendit të cilat po i jepen klientëve të qeverisë”, tha ai, duke premtuar se LSI do të dërgojë të tjera çështje në Kushtetuese.
“Kjo nuk do të jetë çështja e vetme që LSI do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne besojmë, se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor interesit publik dhe të qytetarëve”, mbylli deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje