Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Rama i bëri SPAK në Asamblenë e PS. Këlliçi u shpreh se Ramën e ka kapur paniku dhe se nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e tij personal dhe karriges së tij, të cilin po e mban me presion. Më tej deputeti u shpreh se ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij. “Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të sulmojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kupton shumë qartë hallin e tij dhe të grupit të strukturuar kriminal të qeverisë më të korruptuar në Europë, të cilin e drejton prej 9 vitesh.
Klithmat e Edi Ramës “më shpëtoni nga Sali Berisha”, tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pa shpresë.
Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër sesa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë, kjo edhe në bazë të informacioneve të besueshme në lidhje me disa hetime ndërkombëtare rreth personit të tij.
Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij”, u shpreh deputeti i PD.
Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë, kudo në botë konsiderohet vepër e rëndë penale dhe shantazh, tha ai
Deputeti demokrat u shpreh se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe se sot sulmoi SPAK-un për hallet e tij.
“Kohës së Edi Ramës i ka ardhur tashmë fundi. Ai kryeministër që kyç gojën, kur trafikantët përmendin një ministër të tij, ndërkohë që sulmon SPAK, do të thotë se ai nuk ka hallin e drejtësisë, por karriges së tij. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit”, tha Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje