Politike

Pse sot mbahen zgjedhje në gjashtë bashki

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi 6 Marsin për zgjedhje të pjesshme në gjashtë bashki të vendit përmes një procesi të imponuar nga vakancat që shoqëruan drejtimin e gjashtë njësive.   

Prej vitit 2019, bashkia e Shkodrës është pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Detyrën e mbajti Voltana Ademi e cila ishte ende ne detyre.

Edhe Agim Kajmaku i bashkisë së Vorës u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në emër të PS-së.

Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos.

Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla

Ndërsa bashkia e fundit që mbeti pa kryetar ishte ajo e Lushnjës, (korrik 2021), kur kryetari Fatos Tushe u arrestua për korrupsion nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë