Futboll

PSG bind shpejt Lionel Mesin, kontratë dyvjeçare me 35 milionë në sezon

Pas Serxhio Ramos, Donarumës, Hakimit dhe Uijnaldum, merkatoja e PSG-së pritet të mbyllet me goditjen e madhe: Lionel Mesin. Klubi francez ka mbyllur gjithçka në princip me lojtarin me parametra zero më prestigjioz në histori.

Konfirmimi është dhënë edhe nga vëllai i emirit të Katarit. Mesi do të përfitojë një rrogë prej gati 35 milionë eurosh në sezon, bashkë me bonuset. Tani po saktësohen edhe detajet e fundit përpara se të bëhet zyrtarizimi.

Konfirmimin e ka dhënë edhe trajneri i PSG-së, Mauricio Poketino: “Leonardo dhe presidenti ynë po punojnë për të forcuar skuadrën. Ka rëndësi kualiteti i lojtarëve dhe klubi po punon fort, vlerëson opsionet dhe Mesi është një prej tyre”, – tha trajneri argjentinas.

Drejtuesit e klubit francez intensifikuan bisedimet për të marrë në skuadër atë që Al-Khelaifi ka ëndërruar gjithmonë. Mesi, që dëshironte të qëndronte te Barcelona, por që tani duhet të hapë një faqe të re në karrierën e tij, do të gjejë në Paris mikun e tij Nejmar dhe një projekt fitues, që te katalanasit ka munguar kohët e fundit.

Mesi me shoket e ekipit te ri. Gazeta Si, 7 gusht 2021

Mesi kishte rënë dakord me Barcelonën për një kontratë me 30 milionë në vit, edhe me francezët bisedimet nisën me këtë bazë, plus komisionet që kërkojnë përfaqësuesit e argjentinasit, por që nuk janë problem për Al-Khelaifin. Përshtatja e “Pleshtit” me ekipin e ri nuk do të jetë e vështirë, mjafton të shohësh një foto të pubikuar pak ditë më parë nga Di Maria në Instagram, ku ai shfaqet bashkë me Nejmar, Paredes dhe Verratin me pushime, në shoqërinë e Mesit. “Marca” shkruan se Mesi ka folur edhe me Poketinon.

Nga gara doli Mançester Siti, që sapo shpenzoi 120 milionë për Grealish dhe është gati të investojë po kaq, ose edhe me shumë, për Herri Kejn. Në Paris po bëhen gati për të pritur Mesin, madje ka zëra se kulla Eifel është prenotuar për datën 10 gusht pikërisht për t’i uruar mirëseardhjen argjentinasit, siç ndodhi me Nejmarin disa vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë