Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha të martën përmes një konference për shtyp se publikimi i të dhënave të 640 mijë qytetarëve janë pjesë e skemës së patronazhistëve me të cilën u vodhën zgjedhjet e 25 Prillit.
“Ky skandal ilustron se si shteti ka rënë në duart e militantëve patronazhistë që veprojnë për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm të Edi Ramës, dhe gjithashtu ekspozon kalbësirën brenda këtij sistemit putinist, ku taksat e qytetarëve, edhe në formën e pagave të majme, përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve.
Duke dëmtuar kështu tregun dhe profesionistët e ndershëm të vendit tonë, që shohin se si të ardhurat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, konkurrojnë padrejtësisht me leje të partisë-shtet.
Ky është edhe rasti i kompanive të inceneratorëve, që sot janë një skenë krimi, por që nga hulumtimi i të dhënave duket qartë se si me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv…”, tha Tabaku
Ajo u ndal edhe tek çështja e inceneratorëve dhe denoncimet që ka bërë PD-ja.
“…Partia Demokratike në këto 8 vite ka denoncuar çdo aferë korruptive. Partia Demokratike nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë kompleks për t’i vendosur emrin atyre që e kanë bërë korrupsionin dhe për t’i denoncuar ato. Sot SPAK-u duhet të tregojë që mbrojtja politike që qeveria i ka ofruar, së pari kryeministrit, tre ministrave, Ahmetaj, Gjiknuri dhe Lefter Koka, por njëkohësisht dhe tre kryetarëve të Bashkisë, Veliaj, Subashi dhe Qazim Sejdini, duhet të përfundojë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë aferë, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në Komisionin Hetimor pavarësisht të gjithë pengesave për aferën korruptive më të madhe të shekullit, aferën e Inceneratorëve!”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje