Departamenti i Thesarit Amerikan ka publikuar regjistrin ku kërkohen të dhënat për indivdiët që dyshohen për evazion fiskal, në listën e emrave janë edhe miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, Bill Gates, George Soros, Michael Bloomberg dhe Ëarren Buffet.
Të dhënat treguan se miliarderë përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe të Tesla, Elon Musk, nuk kanë paguar taksa federale të të ardhurave për disa vite. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, tha se “çdo publikim i paautorizuar i informacionit konfidencial qeveritar është i jashtëligjshëm”. Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave(IRS), pjesë e Departamentit të Thesarit, është agjencia e mbledhjes së taksave në vend dhe shumë regjistra tatimore konsiderohen si dokumenta konfidenciale.”
Emrat e përmendur dyshohen për mospagim taksash ose pagim në sasi të vogël mbi të ardhurat.
Joe Biden ka kërkuar të rrisë taksat ndaj të pasurve për të financuar shpenzimet në infrastrukturë dhe programet sociale, përfshirë rritjen e kufirit të taksës së të ardhurave në 39.6%, nga 37% që është aktualisht.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje