Politike

Publikohet rezultati i njësisë 10, Xhafaj më i votuari nga PS, Shehaj nga PD

Është publikuar rezultati i plotë i zgjedhjeve për njësinë numër 10 në Tiranë, ku u aplikua si identifikimi, ashtu edhe votimi elektronik.

Partia Socialiste është renditur forcë e parë me 6007 vota, Partia Demokratike është ndalur si e dytë me 4550 vota dhe LSI, forcë e tretë me 628 vota.

Si vota preferenciale, nga Partia Socialiste kandidati më i votuar rezultoi Fatmir Xhafa me 2795 vota, ndërsa në kampin e Partisë Demokratike kandidati më i preferuar në këtë njësi rezultoi Agron Shehaj me më shumë se 500 vota.

KQZ e cilësoi procesin e votimit elektronik të suksesshëm duke theksuar se në zgjedhjet e ardhshme do të zbatohet në të gjithë vendin. Sipas KQZ-së, infrastruktura ligjore është e shtruar.

“Është gjithë koha e nevojshme për ta organizuar. Kur KQZ ja doli në tre muaj, jam e bindur se në zgjedhjet e ardhshme votimi elektronik do të jetë një sukses 100%”, tha nënkomisionerja, Lealba Pelinku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë