Në fillim të viteve 1970, ata që eksploronin mundësitë për të adhmen filluan të rimendonin marrëdhënien midis shtëpisë dhe vendit të punës.
Një valë e re e inovacionit teknologjik dukej se po shtynte së bashku botën private dhe atë publike.
Kompjuterat e instaluar në shtëpi do të revolucionarizonin koorporatën moderne. Të punuarit nga shtëpia – siç edhe ndodhi – do ta çlironin njerëzimin nga zhurma e udhëtimit të përditshëm, duke mundësuar një përzierje më të lehtë të punës dhe jetës familjare.
Gati 50 vjet pas, elementët e këtij vizioni tani janë bërë realitet për miliona prej nesh. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, vetëm 5% e forcës së punës në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar kryesisht nga shtëpia në vitin 2019. Javët e fundit, kjo shifër është rritur në mënyrë dramatike si rezultat i masave shtrënguese për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Me punëtorët kyç të mbyllur në shtëpitë e tyre, zyra virtuale tanimë është normë – një zhvillim ky që mund të dëshmojë se do të ketë pasoja më të gjera.
A është të punuarit në shtëpi një ide, koha e së cilës ka ardhur më në fund?
Vetëm duke parë nga e kaluara, mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Në vitet 1970 dhe 1980, kishte shumë arsye për tu ngazëllyer rreth mundësisë për të punuar në shtëpi. Disa analistë shpresonin se më pak lëvizje do të zvogëlonte varësinë e kapitalizmit perëndimor nga karburantet. Të tjerët parashikuan një rigjallërim të lagjeve lolale. Puna nga shtëpia dukej se ishte çelësi i barazisë për gratë me fëmijë të vegjël, të cilat mund të vazhdonin karrierat e fituara me vështirësi falë regjimeve më fleksible si rezultat i të punuarit në shtëpi.
Por kishte edhe arsye për të qenë skeptik. Sindikalistët përshembull kishin frikë se të punuarit nga shtëpia ishte thjesht një dredhi nga punëdhënësi për të ulur pagat dhe për të gërryer të drejtat e punëtorëve. Disa firma rekrutuan punëtorë nga shtëpia si kontraktues të vetëpunësuar, duke hequr përgjegjësinë e tyre për pensionet, apo pushimet gjatë lindjes, si dhe duke anashkaluar ligjet e shëndetit dhe sigurisë.
Në fillim të viteve 1980, kompania e furnizimeve të zyrave Rank Xerox ristrukturoi operacionet e saj në Mbretërinë e Bashkuar duke angazhuar ish-punonjës si nënkontraktorë “të pavarur”, të cilët morën përsipër të bëjnë një sasi të konsiderueshme të punës për kompaninë dhe për të blerë pajisjet e saj. Firma të tjera ofruan kredi për punëtorët nga shtëpia për blerjen e kompjuterave, duke siguruar kështu që statusi i tyre i vetë-punësimit nuk mund të vihej në dyshim…
Përkundër këtyre avantazheve për uljen e kostos për kompanitë, shumë menaxherë ishin rezistentë ndaj punës në distancë dhe e miratuan atë me kujdes ekstrem. Një forcë punëtore e mbledhur mund të monitorohej drejtpërdrejt, stimulohej dhe disiplinohej, ndërsa mbikëqyrja në distancë paraqiste sfida të reja. Vetëm atyre që konsiderohej se kishin “personalitetin” e duhur u ishte dhënë privilegji të punonin nga shtëpia. Në vitin 1990, një nëpunës i lartë civil hartoi një listë të jashtëzakonshme të atributeve të nevojshme për punëtorët që do të punonin nga shtëpia në departamentin e tij që përfshinin ndër të tjera vetë-motivimin, disiplinën apo aftësinë për të punuar pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë.
Një shkrimtar profesionist, më parë entuziast për punën në shtëpi, përshkroi në fakt luftën e tij për të ruajtur atë vijën ndarëse mes zhurmës së përditshme dhe jetës familjare: “Si mund t’i shpjegoni një dy vjeçari se babi në kuzhinë teksa po bën një filxhan kafe po mendon për paragrafin e tij të rradhës dhe nuk duhet të ndërpritet? ” Në të kundërt, gratë priren t’i pranojnë këto konflikte shtëpiake si çmimi që ato duhet të paguajnë për t’u ngjitur në karrierë. Gratë që punonin nga shtëpia kishin më pak të ngjarë të kishin një hapësirë pune të përkushtuar ose një bashkëshort të gatshëm për t’i mbajtur fëmijët, dhe zakonisht merrnin paga më të ulta se sa bashkëmoshatarët e tyre në zyrë. Siç e thoshte në mënyrë të fshehtë eksperti Ursula Huës, burrat ndjenin mungesën e “botës së punës që konfirmonte superioritetin e të qënit mashkull në vendin e punës”. Por për gratë pa pasur kush të kujdesej për fëmijët e tyre, të punuarit nga shtëpia ishte një zgjedhje midis pagës inferiore ose të mos punuarit fare.
Pjesa më e madhe e kësaj historie do të tingëllojë çuditshëm për prindërit e mbyllur tashmë në shtëpi me fëmijët prej koronavirusit…
Kriza Covid-19 po ndihmon që të shkëlqejë si kënaqësia por dhe presioni i të pasurit të shtëpisë si zyrën tënde. Kërcimi nga një takim pune përmes Zoom-it tek një lojë me fëmijët në kopsht mund të duket si një model për jetën e mirë, por puna në shtëpi nuk mund të shihet e shkëputur nga barazia sociale dhe ekonomike. Arritja e sigurisë në punë, kontrolli në punë dhe koha për një jetë jashtë saj është po aq problem, sa çfarë ishte për ata që e filluan hershëm punën nga shtëpia. Nëse puna nga shtëpia është e ardhmja jonë post-koronavirus, nuk duhet të harrojmë të kaluarën e saj komplekse. (The Guardian)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje