Lajme

Punësimet në burgje, Gjonaj: VOA të verifikojë dosjen

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një dalje për mediat ka kërkuar nga Zëri i Amerikës që të verifikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve në burgje, pas publikimit të disa përgjimeve për rekrutime partiake. Ministrja Gjonaj u shpreh se VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet.
“Dje në mbrëmje VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet, por rikonfirmoi qasjen e gabuar lidhur me të dhënat hetimore. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve”, u shpreh Gjonaj.
Sipas saj, procesi i emërimeve është i hapur dhe transparent. “E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët. Jemi të hapur për këdo që dëshiron të shikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj. Jemi të vetëdijshëm se ka ende për të përmirësuar, por ne po punojmë për ndryshimin e situatës. Lufta me të shkuarën është reale dhe betejë me veten për të ndarë shtetin nga politika”, tha ndër të tjera Gjonaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë