Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas aksidentit me vdekje në punë në një pallat në Ujin e Ftohtë, ku një punëtor ra këtë të enjte nga lartësia dhe humbi jetën.
Për vdekjen e 60-vjeçarit, policia arrestoi bashkëpronarin e pallatit, M.H., 70 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera del se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.
I arrestuar është edhe administratori dhe drejtuesi teknik i firmës, shtetasi me iniciale A.K., 53 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje