Bota

“Pushtimi i Rusisë po dështon”, Von der Leyen-Truss: Vendimi i Putinit, shenjë dobësie

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministrja britanike Liz Truss dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thanë të mërkurën se të dyja pajtohen se njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për një mobilizim të menjëhershëm të pjesshëm të qytetarëve rusë është një shenjë “dobësie”.

Është gjithashtu një shenjë se “pushtimi i Rusisë po dështon”, thanë të dyja udhëheqëset në deklaratën pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kjo ishte hera e parë që Truss dhe Von der Leyen takoheshin personalisht që kur kryeministrja britanike mori detyrën në fillim të këtij muaji.

“Ato njohën guximin e popullit ukrainas dhe nënvlerësuan angazhimin e të gjithëve për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa duhet”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë