Bota

Putin anulon konferencën për shtyp të fundvitit, nuk ndodhte prej mëse 10 vjetësh

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit. Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bëhet fjalë për një vendim me pak precedentë për Putinin, i cili e kishte shndërruar konferencën për shtyp të fundvitit në një ngjarje shumëorëshe me qindra gazetarë të akredituar.

Putini nuk e mbajti konferencën për shtyp midis 2009 dhe 2011 – kur, megjithatë, ai ishte “vetëm” kryeministër rus: besniku i tij, Dmitry Medvedev u ul në karrigen e presidentit – dhe e kishte anuluar atë vetëm një herë, në të kaluarën, në 2005.

Peskov u përpoq të minimizonte vendimin e presidentit, duke shpjeguar se Putin tashmë flet “rregullisht” me shtypin.

Anulimi i konferencës për shtyp vjen në një kohë kur mbështetja ruse për luftën në Ukrainë po pakësohet – megjithëse mbështetja për presidentin mbetet ende shumë e lartë.

Konferenca e shtypit e fundvitit të kaluar u zhvillua më 23 dhjetor, pothuajse saktësisht dy muaj përpara fillimit të pushtimit, pasi Kremlini po mohonte akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se dhjetëra mijëra trupa ruse që grumbulloheshin pranë kufirit parashikonin nisjen e pushtimit.

Mediat perëndimore shkruajnë se anulimi i konferencë së përvitshme tregon se presidenti rus ndodhet në vështirësi përpara opinionit publik pas humbjeve që i ka shkaktuar ushtrisë dhe ekonomisë së Rusisë, sulmi 10-mujor në Ukrainë.

Ekspertët thonë se Putin mund të ketë dashur të shmangë ballafaqimin me pyetjet e gazetarëve të pavarur për luftën në Ukrainë dhe përgjigjet delikate që mund të ndikojnë negativisht për pushtetin e tij.

Në konferencën vjetore është traditë pjesëmarrja e mbi 1 mijë gazetarëve nga e gjithë bota. Mbajtja e saj është e detyrueshme me ligj, pasi konsiderohet si fjalim mbi gjendjen e federatës si në çdo vend të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë