Trupat ushtarake ruse kanë ndërmarrë një ofensivë të gjithanshme ndaj Ukrainës, por Presidenti rus Vladimir Putin këmbëngul se “nuk ka plane për të pushtuar vendin”, por se bëhej fjalë për një operacion special për të mbrojtur ato që i quan republika të Donetskut dhe Luhanskut.
“Qëllimi përfundimtar i operacionit është “të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar për tetë vjet gjenocidit nga regjimi i Kievit”, tha Putin në një fjalim të enjten në mëngjes, duke shtuar se Moska do të “fillojë një çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës dhe dorëzimin e para drejtësisë ata që kryen mizori të shumta kundër civilëve”.
Presidenti rus vuri në dukje, megjithatë, se Moska nuk ka plane të gjera për të marrë nën kontroll të gjithë territorin e Ukrainës.
“Ne nuk kemi plane për të pushtuar territoret e Ukrainës. Ne nuk do t’i imponojmë askujt asgjë me forcë”, tha ai.
Ukraina ka akuzuar Moskën për pushtimin e paligjshëm të Krimesë, e cila u aneksia nga Rusia pas një referendumi në mars 2014. Kievi gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se ka një prani ushtarake në Donbass, megjithëse Moska e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje