Gazeta Si – Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar këtë të premte me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Në fokus të diskutimeve kanë qenë sanksionet e perëndimit. E sa i përket sanksioneve, Putin ka thënë se në të shkuarën ato e kanë bërë më të fortë Rusinë.
Putini pranoi se “ka njëfarë progresi në bisedimet midis Moskës dhe Kievit, por ekonomia ruse është nën sulm”.
Por më e rëndësishme është ajo që lideri rus ka thënë në lidhje me bisedimet me Ukrainën. Ai është shprehur se ka pasur “disa zhvillime pozitive” dhe që negociatat po vazhdojnë çdo ditë.
Deklaratat e tij vijnë pasi ditën e djeshme u takuan ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë. Por kjo deklaratë po lexohet nga mediat ndërkombëtare si shpresë për një takim mes Putin dhe Zelenksy.
Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të luftimeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij foli përsëri me vendin për të inkurajuar popullsinë.
“Ne kemi arritur tashmë një pikë kthese strategjike. Tashmë po shkojmë drejt qëllimit tonë, fitores sonë. Ne kemi nevojë për kohë, durim, mençuri, energji, duhet ta bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha presidenti në një video – me flamurin ukrainas pas tij – të publikuar në Telegram dhe të rilançuar nga mediat ukrainase.
“Ne duhet të rezistojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë”, – këmbënguli ai, duke pranuar se situata “nuk është e lehtë” dhe duke thënë se ishte i vetëdijshëm se ukrainasit janë “të lodhur”.
“Por ukrainasit janë njerëz krenarë që mbrojnë gjithmonë tokën e tyre dhe nuk do t’i japin pushtuesit asnjë copë tokë, asnjë për qind të lirisë së tyre”.
Sipas Zelenskijt, Bashkimi Evropian “duhet të bëjë më shumë për Ukrainën dhe për veten e tij, ne jemi duke pritur”.
Ukraina ka arritur “një pikë kthese strategjike” në luftën kundër agresorit rus. Moska, – përfundoi ai, – ka punësuar “vrasësit sirianë” për të “shkatërruar” Kievin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje