Presidenit rus, Vladimir Putin tha se “balloja” e konfliktit me Ukrainën, po bëhet në NATO.
Në përgjigje të pyetjes së nëse Rusia do t’a pushtojë Ukrainën, Putin tha: Si do të reagonte Amerika nëse ne do të vendosnim armatime në kufirin e saj me Kanadanë, vë në pikëpyetje sigurinë dhe ju i dini vijat tona të kuqe.”
Putin tha se tensioni me Ukrainën është një kundërpërgjigje për NATO-n që tento të zgjerohet në lindje.
“Ata na mashtruan. NATO është zgjeruar pesëfish. Tani është ë Rumani dhe Poloni me armatimet e saj,”-tha Putin.
Presidenti rus u shpreh se ai nuk donte konflikt, por e drejtoi gishtin nga SHBA dhe NATO duke thënë se shkaku janë ata. “Në ndihemi sikur nuk jemi nga ky planet.”
Putin tregoi dhe se Rusia po rrit tregtinë e jashtme me Kinën dhe bashkëpunimin mbi çështjet delikate si ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut.
Ai dha dhe një paralajmërim shqetësues për perëndimin. “Kina ka ushtrinë më të avancuar dhe ne po bashkëpunojmë për armatime me precizion më të lartë”.
Në konference ai u pyet dhe për akuzat ndaj gazsjellësit rus, Gazprom që po ndërpret furnizimin në Europë, të cilëve ai i’u përgjigj duke thënë se janë të gjithë gënjeshtra.
Burimi: CNN/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje