Vladimir Putini ka nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass.
Dhjetë avionë të ngarkuar me armatim thuhet se tashmë janë zhvendosur atje. Deri më 1 korrik, Moska pritet të ndërtojë një objekt magazinimi për armët.
“Ne ramë dakord me Lukashenkon që do të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi pa shkelur regjimin e mospërhapjes,” tha Putin.
Lideri rus theksoi se nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes bërthamore, pasi SHBA-ja tashmë ka armë të tilla të stacionuara në Evropë, raporton Tass.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 100 koka bërthamore në bazat ajrore në kontinent, duke përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Turqinë, sipas Qendrës për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen.
Çfarë është mospërhapja?
Regjimi i mospërhapjes së përmendur nga Putin është një traktat ndërkombëtar që synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, duke i mbajtur ato larg nga duart e vendeve që nuk i kanë në zotërim.
Traktati u nënshkrua në vitin 1968 nga dhjetëra vende, duke përfshirë Bashkimin Sovjetik, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Putin tha se armët që do të vendosen në Bjellorusi do të jenë nën kontrollin rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje