Bota

Putin gjatë bisedës me Makron: Mbetemi të hapur për dialog me Kievin!

Gazeta Si – Një tjetër bisedë telefonike është bërë sot mes presidentit francez Emanuel Makron dhe atij rus Vladimir Putin, në ditën e 69-të të luftës në Ukrainë.

Gjatë kësaj telefonate, presidenti rus ndër të tjera ka thënë: “Mbetemi të hapur për dialog me Kievin”. Numri 1 i Krelinit ka pohuar po ashtu se “Ukraina nuk është gati për negociata serioze”.

Nga nje takim i meparshem mes Putin dhe Makron. Gazeta Si, 3 maj 2022

Në anën tjetër, Makron ka replikuar, duke theksuar se Putini duhet t’i japë fund agresionit në Ukrainë. “Rusia duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj si pjesëtare e Këshillit të Sigurisë, duke i dhënë fund luftës në Ukrainë”. Ky ishte qëndrimi i Makronit gjatë bisedës që zgjati 2 orë e 10 minuta. Ishte biseda e parë pas 29 marsit mes dy krerëve të shteteve dhe e para po ashtu pas rizgjedhjes së Makronit.

Autobusët me civilët e evakuuar nga Mariupol ndërkohë kanë mbërritur në Zaporizhia. Në këtë qytet tensioni mbetet i lartë, me rusët që kanë sulmuar sërish fabrikën e çelikut ‘Azovstal’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë