Gazeta Si – Ndërsa ushtria ruse ndodhet në “portat” e Kievit, presidenti i Rusisë Vladimir Putin i është drejtuar ushtrisë së Ukrainës.
“Sky News” raporton se Putin u është drejtuar ushtarëve ukrainas, duke thënë se e ka më të lehtë të bisedojë me ta se sa me politikanët që drejtojnë Ukrainën, të cilët i konsideron “nazistë”.
“Dëshiroj t’u drejtohem burrave të ushtrisë ukrainase, mos lejoni që këta nacionalistë t’ju përdorin ju, gratë tuaja, fëmijët tuaj, të moshuarit tuaj, mos lejoni që t’ju përdorin si mburoja njerëzore. E kam më të lehtë të flas me ju, të negocioj me ju se sa me këtë bandë nazistësh që kanë kapur Kievin”, thotë Putin.
Presidenti rus përgëzoi edhe ushtrinë ruse, duke thënë se kanë vepruar me efikasitet dhe kanë luftuar heroikisht për të mbrojtur popullin rus dhe atdheun e tyre.
Ndërkohë, Europa ka miratuar një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
Sipas një zyrtari të BE-së, blloku ka vendosur të ngrijë asetet europiane të presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ndonjë prej tyre ka asete të rëndësishme në BE.
Në një njoftim ditën e sotme, Rusia deklaroi se do të vendosë gjithashtu sanksione kundër Perëndimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje