Bota

Putin mbledh rusët në stadium: I gjithë populli është mbrojtës i atdheut

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin, pas takimit me shefin e diplomacisë kineze, Wang Li, mbërriti në stadiumin “Luzhniki” në Moskë për të marrë pjesë në koncertin patriotik me rastin e ditës së Mbrojtësve të Atdheut.

Stadiumi është i njëjti që vitin e kaluar, më 18 mars, ishte skena e mitingut me flamuj rusë kudo dhe shenja që tregonin germën “Z”.

Me atë rast pati edhe një ndërprerje të papritur të fjalimit të Putinit. “I gjithë populli ynë është mbrojtës i atdheut”, tha ai këtë të mërkurë në fillim të fjalës së tij.

Në Ukrainë, shtoi presidenti menjëherë më pas, një betejë po zhvillohet “në kufijtë tanë historikë për popullin tonë”.

Putin me të pranishmit këndoi edhe në kor, “Rusia, Rusia” dhe deklaroi se “kur jemi bashkë, nuk ka si ne”.

“Kjo luftë është bërë nga trimat. Ata po luftojnë heroikisht, me guxim. Ne jemi krenarë për ta”, shtoi ai. Me të hyrë në stadium, presidenti fillimisht u shtrëngoi dorën ushtarëve të pranishëm.

“Ka njerëz – ja ku janë, pranë meje – që vendosin vetë të mbrojnë gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë që kemi: familjen dhe atdheun”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë