Bota

Putin me nënat e ushtarëve rusë: Mos i besoni lajmeve në Tv dhe internet

Gazeta Si – Duke u takuar me një delegacion të nënave të ushtarëve rusë në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin kërkoi që të mos besohen të gjitha “lajmet e rreme, mashtrimet dhe gënjeshtrat” ​​e përhapura në internet.

“Ka shumë sulme informacioni”, sepse “informacioni është gjithashtu një armë luftarake”, i cili është bërë më efektiv me teknologjitë moderne, tha Putin, cituar nga agjencia e lajmeve “RIA Novosti”.

Presidenti rusmë pas i quajti “heronj” ushtarët që luftojnë në Ukrainë gjatë një takimi të zhvilluar sot me një delegacion të nënave të tyre.

Putin shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për nënat e të rënëve: “Ne ndajmë dhimbjen për ata që kanë humbur një fëmijë”, tha ai, cituar nga agjencia Ria Novosti.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në orët e fundit në rajonin Kherson është rritur në 10 dhe 54 të plagosur, njoftoi guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych, siç raporton “Kiev Independent”.

Moska nisi 49 sulme në Kherson, specifikoi Yanushevych, duke synuar ndërtesat e banimit, një kantier detar, zonat e shkollave dhe tubacionet e gazit.

Forcat ruse sulmuan gjithashtu komunitetet e Zelenivka, Chornobaivka dhe Stepanivka, të vendosura në bregun perëndimor të lumit Dnipro, nga të cilat ata u tërhoqën në fillim të nëntorit.

Rusia sakaq “përjashton mundësinë që Ukraina të ripushtojë Krimenë”. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass, kjo është një përgjigje e asaj që deklaroi presidenti ukrainas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë