Bota

Putin: Jo armë nukleare në Ukrainë, jemi para dekadës më të rrezikshme

Gazeta Si – Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë së fundi se nuk ka në plan të përdorë armë nukleare në Ukrainë. Ai ka folur në konferencën e Club Valdai në Moskë.

“Nuk kemi nevojë të përdorim armë nukleare në Ukraina, – ka shpjeguar Putin. – Nuk ka sens, as politikisht dhe as ushtarakisht”. Në një dokument strategjik, Pentagoni ka zbuluar se Moska është gati të përdorë arsenalin e saj nuklear si pjesë e të gjitha formave të sulmit, por Putin e ka mohuar këtë fakt.

Presidenti rus, Vladimir Putin. Gazeta Si, 27 tetor 2022

“Askush nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë Rusinë, ose ta fshijë atë nga hartat gjeopolitike. Rusia mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, pavarësisht nga Perëndimi”, – ka deklaruar presidenti i Rusisë. Ai kërkoi të justifikonte pushtimin rus të Ukrainës, një lëvizje që e ka lënë vendin e tij të izoluar ndërkombëtarisht.

Putin përsëriti sulmet e tij të fundit ndaj Perëndimit dhe atë që ai e quajti “lojën e rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë” të mohimit të vendeve sovranitetin dhe veçantinë e tyre. “Dominimit të pandarë” të Perëndimit mbi çështjet botërore tani po i vjen fundi, pohoi ai.

“Ne jemi në një kufi historik. Përpara është ndoshta dekada më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe në të njëjtën kohë e rëndësishme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, – deklaroi Putin.

Sipas tij, “në muajt e fundit Perëndimi ka ndërmarrë një sërë hapash për të nxitur përshkallëzimin në Ukrainë”. “Zgjerimi i NATO-s ishte i papranueshëm për Rusinë, Perëndimi e dinte, por e injoroi”, theksoi Putin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë