Presidenti Vladimir Putin shprehet se “operacioni special” i ushtrisë ruse në Ukrainë po shkon ashtu siç e kishte planifikuar.
Pavarësisht shumë deklaratave se pushtimi i Ukrainës po dështon, Putin duket se nuk është i këtij mendimi.
Në një deklaratë për shtyp, Putin akuzoi ushtrinë ukrainase se po merr peng mijëra qytetarë të huaj.
Sipas tij, qytetarët e pafajshëm po përdoren si mburojë ndaj sulmeve dhe shprehet se do të shkatërrojë këtë mentalitet dhe sistem “anti-Rusi” që është krijuar nga Perëndimi.
Ai ka lavdëruar ushtarët e tij si “heronj të vërtetë” teksa shpalli një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë për të cilin thotë se “e hodhi veten në erë” me një granatë për të mos u kapur.
Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ata.
Ndërkohë, ai thotë se “operacioni special ushtarak” – siç e ka quajtur Rusia – do të planifikojë ndërhyrje të tjera.
“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.
Kjo thuhet pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje