Vladimir Putin ka kërcënuar Ukrainën se do të vazhdojë sulmin e tij ndaj saj dhe pavarësisht kundërofensivës së fundit të Kievit dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet e saj në infrastrukturën jetike të vendit.
Presidenti rus tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës mbetet qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë, por ai i tha gazetarëv enë një samit në Uzbekistan se “Ne nuk jemi në nxitim.”
Putin shtoi se Moska ka vendosur vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë dhe se janë përmbajtur ndaj sulmeve ukrainase.
Rusia tërhoqi forcat e saj nga zona të mëdha të Ukrainës veri-lindore javën e kaluar pas një kundërofensive të shpejtë ukrainase. Në komentin e tij të parë mbi përparimin ukrainas, Putin tha: “Le të shohim se si zhvillohet dhe si përfundon.”
“Nëse situata zhvillohet në këtë mënyrë, përgjigja jonë do të jetë më serioze”, tha ai.
“Së fundmi, forcat e armatosura ruse kanë kryer disa sulme me ndikim”, tha ai, në një referencë të dukshme ndaj sulmeve ruse në fillim të kësaj jave mbi termocentralet në veri të Ukrainës dhe një digë në jug.
“Le t’i konsiderojmë ato si sulme paralajmëruese”, – shtoi Putin./The Guardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje