Gazeta Si – “Perëndimi po përpiqet me të gjitha mjetet të ruajë dominimin e tij, populli ukrainas është bërë viktimë e këtyre aspiratave”.
Kështu u shpreh Vladimir Putin në një lidhje-video drejtuar pjesëmarrësve në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të CIS dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
“Ne shohim pasojat e rënda të veprimeve të tilla sot në Ukrainë. Për disa vite, Perëndimi ka përvetësuar dhe shfrytëzuar paturpësisht burimet e tij, ka inkurajuar gjenocidin dhe terrorin në Donbas, e ka kthyer në mënyrë efektive Ukrainën në një koloni dhe tani po e përdor në mënyrë cinike popullin ukrainas si ushqim për top kundër Rusisë. Duke vazhduar me furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione, duke dërguar mercenarë, po e shtyn atë në një rrugë vetëvrasëse”, tha Putin në mesazhin e publikuar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Ndërkohë, rreth 300.000 ukrainas janë pajisur me pasaporta ruse prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas medias së pavarur ruse, “Mediazona”.
Rreth 70.000- 80.000 personave u është dhënë shtetësia ruse vetëm në muajin tetor, sipas mediumit, i cili konsiderohet si kritik i Kremlinit.
“Mediazona” ka thënë se raportimin e ka bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme në Moskë.
Shumica e aplikuesve kanë marrë pasaportë në rajonin rus Rostov-on-Don dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014.
Vala e aplikimeve është rezultat i faktit se qytetarëve u janë hequr të drejtat bazike nëse nuk kanë pasur pasaporta të Rusisë në territoret e pushtuara nga forcat ruse, ka raportuar “Mediazona”.
“Ata shpesh nuk marrin trajtim shëndetësor apo mbështetje sociale pa pasaportë ruse”, është thënë në raportim, transmeton Dpa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje