Presidenti rus Vladimir Putin humbi gjakftohtësinë gjatë takimit të parë të qeverisë së tij në vitin 2023, duke sulmuar dhe poshtëruar publikisht zv.kryeministrin Denis Manturov gjatë një mbledhje online te qeverisë. Shkak u bënë vonesat burokratike në porositjen e avionëve civilë e ushtarakë.
Ai u drejtua publikisht Manturov, i cili mban edhe postin e ministrit të tregtisë dhe industrisë: “Shumë kohë, po zgjat shumë”. Pjesë nga debati u transmetua nga mediat shtetërore ruse, Ria Novosti. “Përse po talleni, përse bën sikur nuk kupton! Kur do të nënshkruhen kontratat? Ku janë do të firmosen kontratat”, u shpreh Putin.
Manturov kishte për detyrë të lidhte kontrata me vlerë 175 miliardë rubla (2.56 miliardë dollarë) me kompaninë ajrore shtetërore Aeroflot, sipas Reuters. Por Putini i zemëruar tha se asnjëri prej tyre nuk ishte gati.
Presidenti Putin e ndërpreu vazhdimisht Manturov, ndërsa ministri detajonte planet për aeroplanë, helikopterë dhe anije.
“Këto 700 avionë, përfshirë helikopterët… ju duhet ta zgjidhni këtë me ministrinë e Mbrojtjes… disa ndërmarrje ende nuk kanë marrë asnjë porosi”, u ankua ai.
Teksa ai shpjegoi se ministria e tij kishte nisur një program për prodhimin e motorëve të helikopterëve në Shën Petersburg që ishin prodhuar më parë në Ukrainë, presidenti u përpoq, duke u ankuar se gjithçka po zgjasin shumë.
Ndërsa poshtërimi publik i ministrit po i afrohej fundit, ai premtoi se ministria e tij do të bënte më të mirën me partnerët e tij ekonomikë. Por kjo qartësisht nuk ishte e mjaftueshme për një president gjithnjë e më të shqetësuar. “Jo, bëjeni brenda një muaji. A nuk e kuptoni situatën në të cilën ndodhemi? Duhet të bëhet brenda një muaji, jo më vonë”, replikoi Putini. Takimi i parë i qeverisë erdhi në të njëjtën ditë kur Presidenti Putin zëvendësoi komandantin e tij të lartë në Ukrainë pas vetëm tre muajsh në krye. Gjenerali Sergei Surovikin u emërua në tetor pas një sërë pengesash në pushtimin rus të Ukrainës, por ai nuk ka arritur të ndryshojë rrjedhën e luftës.
Manturov ka qenë një anëtar besnik i ekipit ministror të Putinit që nga viti 2012 dhe ka udhëtuar rregullisht me presidentin në vizita të huaja dhe të brendshme. Atij iu dorëzua detyra për të mbikëqyrur industrinë e armëve të Rusisë verën e kaluar, kur mangësitë ishin ekspozuar tashmë në fushën e betejës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje