Bota

Putin: Sanksionet ndaj Rusisë janë shpallje lufte

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin e quajti “të vështirë” vendimin për të urdhëruar operacionin ushtarak në Ukrainë.

Siç raportohet nga agjencitë ruse, Putin foli në një ngjarje përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars dhe gjithashtu e quajti pozicionin e Perëndimit për Ukrainën “një teatër absurd”, ku “e bardha bëhet e zezë dhe anasjellas”.

Presidenti rus, më pas shtoi se sanksionet ndaj Rusisë janë si një shpallje lufte dhe paralajmëroi se “krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nga çdo vend, do të shihet nga Moska si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konfliktin e armatosur”.

Duke folur për hipotezën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ai tha se nëse ndodh ky skenar, do të jetë një përplasje me Rusinë dhe për situatën në Ukrainë, ai tha se “pothuajse e gjithë infrastruktura ushtarake e Ukrainës është shkatërruar dhe eliminimi i mbrojtjes ajrore ka përfunduar praktikisht”.

Nëse në bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin u ul në një distancë shumë të gjatë, në tryezën ovale në Kremlin ai u shfaq në një distancë të sigurt me këshillin e tij të luftës.

Por këtë të shtunë, në një drekë pune për ditën e grave me disa stjuardesa të linjave ajrore, presidenti rus u shfaq i ulur krah për krah me to.

Në krye të një tavoline të madhe, ai e la veten të filmohej me rreth njëzet gra që i bënin pyetje rreth krizës në Ukrainë, në një skenar surreal në të cilin, pas liderit të Kremlinit, bimët e gjelbërta të harlisura mund të shiheshin duke u përplasur me të tmerrshmen, imazhet e luftës. Dhe për mysafiret e tij, ai përsëriti qëndrimin e Moskës mbi nevojën që Ukraina të mbetet një territor neutral.

Ukraina pret sanksione të reja kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të shtunën se pret rezultate të bisedimeve që zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se ai pret që në ditët në vijim të vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë, por edhe që Ukraina të marrë armë të reja.
Kuleba tha se ishte i frustruar që NATO ka refuzuar të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke thënë se një gjë e tillë do të rrisë numrin e viktimave në mesin e civilëve.
Sekretari Blinken dhe ministri Kuleba janë takuar në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës të shtunën, dhe kanë biseduar për përpjekjet e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën, por edhe për të izoluar Rusinë, me shpresën që sanksionet do ta detyrojnë Moskën që t’i japë fund luftës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë