Gazeta Si – Në pritjen ceremoniale të liderit të Kremlinit nuk i ka munguar asgjë aleatit “të pabindur” Alexander Lukashenko.
Lule, mikpritje, ëmbëlsira. Dhe padyshim një mirëseardhje personale në aeroportin e Minskut, ndërkohë që shumë vëzhgues kujtojnë se Lukashenko nuk është aspak “i pabindur”, por është i gatshëm të bëjë gjithçka që Vladimir Putini kërkon prej tij.
Cilado qoftë e vërteta, dje pas takimit, i pari personalisht që nga viti 2019, Lukashenko njoftoi vendosjen e raketave S-400 Iskander të dorëzuara nga Rusia. Dhe jo vetëm.
Minsku dhe Moska ranë dakord të vazhdojnë me operacionet e përbashkëta ushtarake dhe u diskutua për krijimin e një hapësire të përbashkët të mbrojtjes ajrore.
Premtimet vazhduan me sigurinë që dha Putin, duke mohuar zërat për “zaptimin” e Bjellorusisë.
“Rusia nuk ka interes të ‘zaptojë’ askënd. Sot mund të themi pa mëdyshje: së bashku kemi arritur jo vetëm të mbijetojmë, por edhe të gjejmë mundësi për zhvillimin e ekonomive tona”.
Dhe nëse Putini harron Krimenë dhe territoret ukrainase të aneksuara me forcën e armëve, ai po mendon për ekuilibrin e fuqisë në Perëndim kur pretendon se ka mbajtur marrëdhënie pune “me shumë homologë, përfshirë Macron”.
Megjithatë, është përsëritur disa herë që nga Kievi, frika se Kremlini mund të ushtrojë presion mbi regjimin bjellorus për ta tërhequr atë me vete në pushtimin e Ukrainës, ose për të tentuar një sulm tjetër nga territori i Bjellorusisë, është e bazuar.
Ditët e fundit, gjenerali ukrainas Valery Zaluzhny kishte zgjedhur “The Economist” për të hipotezuar një ofensivë të re kundër Kievit në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, skenari është mohuar nga vetë Shtëpia e Bardhë ditët e fundit, veçanërisht pasi ushtria e Moskës tani duket se ka shumë pak forca, veçanërisht në terren.
Ndërkohë, për Vladimir Putin, “situata në Republikat Popullore të Donjeck dhe Lugansk, në rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë”.
Kështu deklaroi presidenti rus në lidhje me katër rajonet ukrainase që Moska i aneksoi ilegalisht në shtator.
Siç raportohet nga “Guardian”, Putin ka urdhëruar gjithashtu Shërbimet e Sigurisë që të rrisin mbikëqyrjen e shoqërisë ruse dhe kufijve të vendit për të zmbrapsur atë që ai e konsideron “shfaqjen e kërcënimeve të reja” nga jashtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje