Gazeta Si – Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Ukraina është “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i saj është një prej qëllimeve të luftës që ka nisur Rusia më shumë se gjashtë muaj më parë.
“Për këtë arsye njerëzit tanë janë duke luftuar atje”, u ka thënë Putin disa nxënësve në Kaliningrad, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton dpa.
“Ne jemi duke mbrojtur banorët e Donbasit dhe vetë Rusisë”. Enklava është një territor i huaj që rrethohet nga një territor tjetër.
Me një formulim të tillë, lideri i Kremlinit ka shpërfaqur synimet për pronësi të gjithë Ukrainës fqinje.
Deklarimi zyrtar nga ana e Rusisë për luftën në Ukrainë ka qenë “çlirimi” i rajoneve Donjeck dhe Luhansk nga nacionalistët ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje